Në tetorin e vitit 2021 “Squid Game” u shndërrua në një fenomen global, duke u bërë seriali i parë korean që arriti në vendin e parë në SHBA në Netflix. Tani, pritshmëritë janë krejt të ndryshme për sezonin e dytë të “Squid Game”, që pritet të dalë për Krishtlindje. Ndryshe nga sezoni i parë, tashmë ekziston një strategji marketingu.
Disa javë më parë u publikua një trailer i parë që përqendrohet në Seong Gi-hun, të luajtur nga Lee Jung-jae, i cili kthehet në lojë, ndoshta për hakmarrje, duke përgatitur konfliktin e tij me Front Man-in. Megjithatë, Front Man nuk është i vetmi mister që mund të zbulojë sezoni i dytë, pasi krijuesi Hwang Dong-hyuk vazhdon të zgjerojë botën e “Squid Game”. Gjithashtu, kemi “The Slapper”, që rekruton njerëz në lojë. Në trailerin e ri Gong Yoo, aktori që luan Shitësin, është duke u përgatitur për ditën e tij.
Ai pi kafe, shikon qytetin, vesh një kostum të rregullt dhe shkon me metro për punë si shumë biznesmenë të tjerë në qytete të mëdha. Por puna e tij është më e errët, pasi ai rekruton njerëz në lojë, duke i shtyrë drejt vdekjes me premtime të shtrembëruara. Gong Yoo, me praninë e tij të fuqishme, bën një përshtypje të jashtëzakonshme në këtë rol.
Së fundmi bëhet e ditur se Netflix është paditur nga aktori dhe producenti Sohum Shah. Ai pretendon se platforma e madhe i ka vjedhur idenë dhe skenarin nga filmi i tij i vitit 2009, “Luck”. Seriali korean i cili theu rekorde shikueshmërie “Squid Game”, u shfaq për herë të parë në vitin 2021 ndërkohë që sezoni i dytë është planifikuar të publikohet më 26 dhjetor të këtij viti. Sipas një padie të siguruar nga TMZ, Shah ka pretenduar se Netflix ka marrë skenarin nga thrilleri aksion i tij, të cilin ai e ka shkruar vetë.