Një grua tjetër është paraqitur për të akuzuar yllin e “Sex and the City”, Chris Noth për ngacmim seksual. Në fillim të kësaj jave, “Hollywood Reporter” raportoi se dy gra ishin paraqitur veçmas me akuza për ngacmime seksuale kundër Noth-it që datojnë që nga viti 2004 dhe 2015. Pas artikullit të “Hollywood Reporter”, një tjetër grua ka folur për “Daily Beast” në lidhje me një sulm të supozuar në vitin 2010 që ndodhi kur ajo ishte 18 vjeçe dhe punonte si këngëtare në një restorant në Manhattan.
Gruaja, emri i së cilës është i ndryshuar në “Ava” për anonimitet, tha se Noth vinte disa herë në restorant në gjendje të dehur. Duke folur me të në tavolinën e tij një mbrëmje, ai dyshohet se e përqafoi dhe vazhdoi ta shtynte duke e ngacmuar. Ajo ka spjeguar të gjithë ngjarjen sipas mënyrës së saj por kur është pyetur për një koment në lidhje me këtë publicisti i Noth është shprehur se ai e mohon këtë kategorikisht si kurrë më parë dhe nuk e ka idenë se kush është kjo grua.