Tech

Një tjetër pajisje Apple e shpallur e vjetëruar!

Apple ka deklaruar një tjetër nga pajisjet e saj dikur të njohura të vjetëruara. Në periudha të caktuara, kompania nga Cupertino rinovon listat e pajisjeve të vjetruara. Kur pajisja deklarohet e vjetëruar, domethënë që Apple nuk do të ofrojë më shërbime mbështetëse në dyqanin Apple ose shërbime të autorizuara.

Përjashtimi i vetëm është MacBook, bateria e të cilit mund të zëvendësohet brenda një periudhe prej 10 vjetësh. Siç raportohet nga MacRumours, Apple tani ka dërguar iPod nano dhe iPod shuffle në “varrezat e pajisjeve”, të cilat u prezantuan në vitin 2005. Edhe pse kanë kaluar gati 20 vite nga ardhja e tyre në treg, këto pajisje morën një përmirësim në vitin 2015 kur dolën me ngjyra të reja në gjeneratën e shtatë.

Megjithatë, në vitin 2017, të dyja pajisjet ndërprenë prodhimin, me shumë gjasa për shkak të rritjes së popullaritetit të aplikacioneve si Apple Music, Spotify dhe të ngjashme. Përveç këtyre pajisjeve, iPhone 6, më pas iPad i gjeneratës së gjashtë, si dhe Macbook 12 inç i vitit 2017 u shpallën të vjetëruara gjithashtu.  Apple thuhet se do të bëhet prodhuesi kryesor në botë i telefonave vitin e ardhshëm.

Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme të tregut global të telefonave për tremujorin e dytë të vitit nga Counterpoint, Samsung mban një epërsi prej 3% ndaj Apple. Por, sipas parashikimit të Techinsights për dërgesat globale të telefonave për vitin 2025, Apple mund ta mposhtë vrullin e rivalit të saj për muajt e tjerë të vitit. Kjo në thelb do ta bëjë atë prodhuesin më të madh të telefonave në botë për herë të parë në vitin 2025, duke e rrëzuar Samsung nga pozicioni në të cilin ka qenë për një kohë të gjatë.

iPhone SE 5 me një ekran OLED për herë të parë, si dhe vazhdimi i shitjeve të modeleve të vjetra me çmime të reduktuara, do të jenë katalizatorët pas këtij bumi të pritshëm të shitjeve. Si përfundim, tregu global i telefonave do të vazhdojë të rritet deri në vitin 2025, kështu që Apple mund të thyejë disa rekorde shitjesh.