Pak javë më parë ishte finalja e “Love Story”, një tjetër spektakël dashurie që u finalizua me zgjedhjen e Merit nga princi i kaltër si partnerja e tij e ardhshme.
Asokohe, Saimiri, bukuroshi i cili jeton në Gjermani tha se do të vazhdonte njohjen me modelen nga Elbasani, jashtë ekranit. Që pas përfundimit të “Love Story”, dyshja nuk i kanë kursyer postimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Megjithatë, ndjekësit kanë qenë gjithmonë skeptikë për këtë marrëdhënie. Thashethemet kanë shkuar aq larg sa i ka bërë njerëzit të mendojnë se princi ynë i kaltër është gay.
Shumë prej tyre kanë menduar se kjo lidhje është e stisur vetëm për vëmendje dhe klikime portalesh nga ana e Saimirit dhe Merit, të tjerë irritohen kur nuk postojnë foto bashkë dhe gjithashtu nuk kanë munguar fansat e zjarrtë që i kanë mbështetur që nga dita 1.
Së fundmi, ndjekësit e tyre janë të bindur se Saimiri dhe Meri janë ndarë. Këto aludime nisën nga fakti se që pas rikthimit të Saimirit nga Gjermania ai nuk e ka takuar Merin, kjo e fundit nuk është parë askund dhe ky detaj ngre dyshime të mëdha. Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, pasi Saimiri dhe Meri nuk kanë reaguar për lajmet e ndarjes që po qarkullojnë në rrjet.