Film & Tv

Një tjetër lajm i mirë nga Top Channel Films, tashmë edhe ”Legjenda e Bastunit” vjen në ekranin e shtëpisë suaj!

Surprizat për adhuruesit e filmave nuk kanë fund! Këtë herë vijmë me të reja rreth filmit më të fundit shqiptar, “Legjenda e Bastunit”.

Me Amri Hasanlliu, Ndriçim Xhepa, Amos Muji Zaharia dhe Vasjan Lami, prodhim i Top Channel Films. Jeta e Çeskut ndryshon përgjithmonë kur në Shqipërinë e pasluftës, në pushtet vjen komunizmi, i cili vret e persekuton njerëzit e tij të zemrës. Ama ndjekja e një amaneti mund të jetë e vetmja gjë që e mban Çeskun gjallë, duke i krijuar një dritare shprese në një vend të pashpresë.

Për të rigjetur dashurinë e humbur të tij, Sarën. Tashmë vijmë tek surpriza për të cilën ju folëm…

Për të gjithë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni filmin në kinemanë e qytetit tuaj, apo sigurisht që doni ta rishihni, tashmë “Legjenda e Bastunit” vjen në ekranin e shtëpisë suaj.

Filmin e shikoni nga kjo javë në DigitAlb në GOLD HD (kanali nr. 21) dhe në çdo kohë në VOD. Shikim të këndshëm!