Celebrities Showbiz

Një tjetër i famshëm që nuk do e ndajë pasurinë me fëmijët e tij, ja si shprehet Shaquille O’Neal!

Ish-ylli i NBA, basketbollisti i njohur, Shaquille O’Neal, ka thënë së fundmi se nuk dëshiron të ndajë pasurinë me gjashtë fëmijët e tij, por u kërkon atyre të punojnë shumë për paratë dhe statusin e tyre. Ai ka shprehur se dëshiron që ata të mësojnë më shumë mbi vlerën e parave. 49-vjeçari zotëron një pasuri prej 400 milionë dollarësh dhe tregon se u jep rregullisht fëmijëve të tij shuma më të vogla parash, por edhe se aty bën kufirin. O’Neal shprehet se:

Fëmijët e mi po rriten dhe janë të mërzitur nga fakti që unë nuk dua t’i ndaj paratë me ta. Ata nuk e kuptojnë pse është kështu. Por, unë vazhdimisht ua shpjegoj atyre rregullisht: “Ne nuk jemi të pasur, unë jam i pasur”. Duhet t’i përfundoni fakultetet, të filloni bizneset tuaja dhe pastaj të mi prezantoni, në mënyrë që unë të vendos nëse dua t’ju jap para.” Unë kam gjashtë fëmijë dhe nuk do të doja t’ua jepja karrierën dhe paratë ‘në pëllëmbë të dorës’, dua që ata ta meritojnë këtë gjë.

O’Neal bëri miliona gjatë karrierës së tij në NBA duke luajtur me gjashtë ekipe të ndryshme, duke fituar katër kampionate dhe duke fituar çmimin MVP në vitin 2000. Ai fitoi miliona të tjera kur karriera e tij e lojës mbaroi, me linjën e tij të atleteve, investimet në “Papa John” dhe si zëdhënës i “The General Automobile Insurance” ndër bizneseve të tjera.

Ai është gjithashtu një analist basketbolli për shfaqjet e TNT në NBA. Për më tepër, ai i tha “New York Post” muajin e kaluar se i ka dhënë fund me të qenit i famshëm.

Unë nuk dua të jem në atë kategori. Të famshmit janë të çmendur, janë vërtet. Mos më thirr më kështu. Këtyre njerëzve u ka lënë mendja, se si i trajtojnë njerëzit, çfarë bëjnë, çfarë thonë. Nuk kam qenë kurrë unë. Unë kurrë nuk dua të më shikojnë kështu.

Rikujtojmë se, së fundmi edhe aktori i njohur, Daniel Craig ka zbuluar se fëmijët e tij nuk do të trashëgojnë pasurinë e tij, pasi ai po planifikon ta prishë atë para se të vdesë. Ylli 53-vjeçar i “James Bond”, i cili ka një pasuri prej 160 milionë dollarë, tha se ai beson se trashëgimi i parave është i pakëndshëm dhe ai shpreson t’i japë shumicën e milionave të tij.