Celebrities

Një tjetër bebush po vjen! Aktorja Almeda Abazi në pritje të ëmbël

Familja e saj po zgjerohet! Vetëm pak më parë, aktorja shumë e dashur shqiptare, Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman kanë dhënë lajmin më të bukur për ndjekësit. Almeda është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

Artistja zgjodhi të postoj tre foto në Instagram ku e lumtur shfaqet me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mban me dorë barkun e rrumbullakosur. Ende nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është Almeda por dyshja duket se do ti mbajë në pritje ndjekësit në lidhje me gjininë e foshnjës.

Ndërkaq, bukuroshja ka shkruar: “Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”– shkruan Almeda.

Gjithashtu të njëjtin postim ka bërë edhe bashkëshorti i saj, Tolgahan. Aktori ka shkruar: “Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!” Almeda dhe Tolgahan janë gjithashtu prindër të një vogëlushi të quajtur Efehan. I urojmë një shtatzëni të mbarë Almedës dhe një fëmijë sa më të shëndetshëm!