Celebrities Showbiz

Një tjetër bebush është rrugës, Blake Lively dhe Ryan Reynolds së shpejti sërish prindër!

Aktorja amerikane, Blake Lively është në pritje të fëmijës së saj të katërt me bashkëshortin Ryan Reynolds. 35-vjeçarja dha lajmin ditën e kaluar kur mori pjesë në Samitin e 10-të Vjetor të ‘Forbes Power Women’ në Lincoln Center në qytetin e New York.

Ylli i Hollywood-it zbuloi barkun e rrumbullakosur me një fustan të shkurtër ngjyrë ari. Blake dukej e emocionuar në tapetin e kuq të eventit të Forbes, teksa shihej e buzëqeshur dhe mbante barkun me duar.

Lidhur me amësinë, aktorja kishte folur edhe në vitin 2020, ku ka deklaruar se ishte shumë e lumtur që ishte nënë dhe tashmë rolet i përzgjedh me më shumë kujdes. Gjatë një interviste me Harper’s Bazaar më herët, ajo është shprehur:

Unë mendoj se me të vërtetë duhet ta dua atë rol, sepse thjesht jam e fiksuar pas fëmijëve të mi.

Ndërkohë, partneri i saj, aktori Ryan Reynolds së fundmi tregoi për vendimin e tij për t’u larguar pak nga aktrimi për t’u fokusuar në atësinë. Ai deklaroi se:

Gjëja më e madhe për mua dhe e di që ju keni edhe fëmijë, është se nuk dua ta humbas këtë kohë larg fëmijëve të mi. Kur jam duke xhiruar një film, shpesh jam në Evropë, jam larg, ka orë tepër të gjata, është konstante, një lloj kërkese për të qenë atje gjatë gjithë kohës, jo vetëm sepse jam duke performuar, por gjithashtu në përgjithësi jam duke prodhuar dhe shkruar për filmat e mi gjithashtu.

Kur bëhet fjalë për çiftet hit të Hollivudit, Blake Lively dhe Ryan Reynolds sigurisht të vijnë në mendje mes emrave të shumtë. Pasi u takuan në xhirimet e ‘Green Lantern’ dhe u martuan në vitin 2012, Blake dhe Ryan tani janë prindër të tre vajzave, James, e lindur në 2014, Inez, në 2016 dhe Betty, e lindur në shtator 2019. Së bashku, në Instagram, ata kanë më shumë se 75 milionë ndjekës, me të cilët ndajnë foto nga jeta e tyre e përditshme.

Në rrjetet sociale, të dy shfaqen më të lidhur se kurrë dhe duket se është njësoj edhe në jetën reale. Por cili është sekreti i lumturisë së tyre? E zbulojnë vetë ata në një intervistë të fundit. Duke zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur për fansat, Ryan Reynolds foli se çfarë do ta bënte martesën e tij me Blake Lively të suksesshme, duke theksuar se si ata janë rritur së bashku që kur u takuan. Aktori i ‘Deadpool’ tha se përbërësi kryesor për një martesë të lumtur është së pari të jeni miq të mirë.