Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Këtë ‘Prime’ nuk do të ketë vetëm një, por dy banorë të rinj dhe banori i dytë që i është bashkuar shtëpisë është fotografi Beati.
Shtëpisë së “BBV2” sapo i është shtuar një banore e re, e cila është këngëtarja Ermiona Lekbello. Ermiona ka fituar disa vite më parë edhe Miss Durrësi.
Këtë javë në nominim kanë qenë Olta, Tea dhe Dea Mishel dhe kjo për shkak të zgjedhjes që Kiara bëri me anë të mundësisë që i dha “Kutia e Pandorës”. Mes tre vajzave, banorja që la përfundimisht shtëpinë e “BBV2” ishte Tea Trifoni.