“Bebe” titullohet albumi i fundit i këngëtares së njohur më origjinë shqiptare Bebe Rexha, i cili menjëherë pasi ka dalë në shitje, ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës. Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes.
E teksa po i gëzohet suksesit të albumit të tretë në karrierën e saj, Bebe është shumë e zënë gjatë këtyre ditëve me promovimin e tij në intervista të shkruara dhe dalje të ndryshme televizive. Si rrallëherë, në këtë intervistë bukuroshja hapi zemrën duke folur edhe për të dashurin e saj, Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje prej disa vitesh.
I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë. Ai gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë.
Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta.