Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.
E teksa sot ata festojnë 1-vjetorin e njohjes, këngëtari i dashur për publikun ka vendosur që t’a surprizojë partneren e tij. Ai ka realizuar një tatuazh me portretin e Kiarës.
View this post on Instagram
Ai gjithashtu tregon se dita e përvjetorit të tyre i kujton edhe humbjen e babait. Në videon e publikuar në InstaStory-in e tij ai u shpreh se:
Me rastin e 1-vjetorit që kam unë me Kiarën, pavarësisht që në këtë ditë kam një kujtim të dhimbshëm, se ka humbur jetën babai im. Zoti me një dorë merr e me një dorë tjetër jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza prandaj vendosa ta bëj këtë tatuazh. Gëzuar festat të gjithëve.
Ndërkohë fansat e tyre janë kuriozë që të dinë se si ka reaguar moderatorja e njohur kur ka parë tatuazhin që ka bërë këngëtari. Nga ana tjetër edhe Kiara gjithashtu ka bërë një dedikim mjaft emocionues nëpërmjet një postimi në Instagram ku tha se:
Si sot 1 vit më parë, jeta ime dhe e jotja do të ndryshonin përgjithmonë. Sikur ta dija përfundimin e lumtur të kësaj historie, do ti kaloja edhe 1000 herë të tjera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Në 24 dhjetor 2022, të takova ty, që më mbushe shpirtin plot dhe më dashurove pa kushte, unë si shpërblim të dhashë ty dhuratën më të bukur në jetë 👼🏻. Gëzuar 1-vjetorin! Të dua përjetësisht dhe faleminderit që më ke bërë të besoj në përralla, sepse çdo gjë që ti ke bërë për mua ka qenë perfekte. Kjo video në fakt është dhe për këdo që në jetë shpreson çdo ditë, mos reshtni kurrë së besuari sepse më e mira do të bëhet për secilin. Çdo vit i ri, është një kapitull i ri në jetën tuaj. Faleminderit edhe njeherë të gjithëve, që besuat tek ne dhe na mbeshtesni çdo ditë e më shumë njësoj sikur të ishte dita e parë. #Luki Ju duam!