Të rikthehesh në dyert e shkollës nuk është asnjëherë vonë dhe këtë mesa duket ka kuptuar reperi i njohur Travis Scott i cili është rikthyer në universitet. Së fundmi, në një rrëfim për revistën ‘Pin-Up’, Scott tha se e kishte shumë qejf arkitekturën. Ndërkaq, këngëtari u shpreh:
Arkitektura është pasioni im i vërtetë. Kam në plan të aplikoj në programin e arkitekturës në Harvard GSD kur të mbaroj me muzikën, gjë që do të zgjasë. Unë po përfundoj peisazhin në shtëpinë dhe studion time dhe do të jetë më mirë se një kopsht botanik shumë i gjallë me shumë lule të ndryshme. Kam punuar me një kompani lokale. Është frymëzuar nga parqet argëtuese dhe peisazhi i gjallë i Disney-t, por ne e kombinuam atë me elementë anime japoneze. Ne gjithashtu morëm frymëzim nga fushat e golfit dhe se si ato skalitin peisazhin. Peisazhi është shumë i rëndësishëm për mua. Më pëlqen të eci jashtë.
Rikujtojmë, se para disa kohëve miliarderja Kylie Jenner i dha fund lidhjes me reperin. Ylli 25-vjeçar dhe reperi 31-vjeçar, kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Stormi dhe djalin Aire.