Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.
Beatrix tashmë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale. Me anë të një postimi të bërë pak më parë, këngëtarja na tregoi se ruan një miqësi shumë të mirë me Antonela Berishën, të cilën e ka njohur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e ‘BBV’. Jo vetëm me këtë të fundit, por gjithashtu dhe me Einxhel dhe Dagz, të cilin e konsideron si vëllain e saj.
Në fotot e postuar me Antonelën, dy bukuroshet duket kanë një miqësi shumë të mirë me njëra- tjetrën.
Së fundmi, ajo ka postuar në Instastory disa nga fotot e saj me bikini ku duket shumë tërheqëse. Duket se Trixa është bërë nostalgjike për verën e nxehtë dhe trupin e nxirë nga rrezet e diellit dhe se i mungon të pozojë me bikini. Shpeshherë na ka paralajmëruar se pas ‘Ma shumë se ti’ do të publikoj një tjetër projekt muzikor, së fundmi në ‘Ask-un’ e saj ka zbuluar se nuk do të na duhet të presim dhe shumë për këngën e saj të radhës që është krijuar nga reperi i njohur Elinel.