Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Ninullë e përjetshme. Shkëndijë e shëndritshme. Ëndërr që nuk mbaron.
Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, ai vjen me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e tij të gërshetuar me një përvojë bashkëkohore për herë të parë për publikun e gjerë tiranas. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e tij marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga eksperimentimi muzikor dhe thellimi në emocion dhe poezi.
Unik dhe origjinal, ai kthehet ta vazhdojë historinë e dashurisë me Tiranën më 19 maj në një udhëtim të paharrueshëm nëpër fjalë e tinguj. Koncerti i artistit do të vijë gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio.
Për të gjithë ata që kanë qenë të interesuar për ta parë nga afër koncertin e Shpatit, kemi një lajm të keq për ju. Tashmë të gjitha biletat e këtij koncerti janë të gjitha të shitura. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram:
Koncerti autorial ‘Udhëtim në Fjalë e Tinguj’ me 19 maj në Tiranë është SOLD OUT! Shihemi së shpejti për një natë të paharrueshme!
View this post on Instagram