Situata ka filluar të bëhet mjaft problematike dhe po kthehet në një trend aspak normal, goditja e artistëve gjatë kohës që ata janë në skenë me sende të ndryshme. Në fillim kujtojmë incidentin e artistes Bebe Rexha të cilën e goditën me telefon në sy, më pas edhe Ava Max, Kelsea Ballerini, Pink dhe Drake.
Listës së gjatë i shtohet edhe ylli i muzikës Harry Styles, gjatë koncertit të tij Love On Tour në Vjenë, Austri të shtunën, u godit papritur në fytyrë nga një send. Incidenti u filmua me video dhe në Twitter është shpërndarë nga Pop Crave. Gjithçka ndodhi teksa artisti 29-vjeçar i “As It Was” po ecte në skenë.
Në videon prej 10 sekondash, Harry po ecte në skenë kur një objekt i vogël fluturoi, duke e goditur pranë syrit të tij të majtë. Duket qartë se për shkak të dhimbjes, ai u përkul dhe instinktivisht mbuloi fytyrën me dorë.
Harry Styles gets hit in the eye by an object thrown at him during his concert in Vienna. pic.twitter.com/mD9kzFoQvG
— Pop Crave (@PopCrave) July 9, 2023
Ky incident shënon një tjetër rast ku objekte janë hedhur në drejtim të Harry Styles gjatë shfaqjeve të tij.
View this post on Instagram