Këngëtarja 33-vjeçare Lizzo, tri herë fituese e çmimeve Grammy së fundmi ka folur për revistën “People” në emër të të gjitha atyre grave dhe vajzave që zhvillojnë një luftë të vazhdueshme kundër paragjykimeve dhe çdo lloj bulizmi në lidhje me format e tyre trupore. Artistja gjatë një interviste shumë të sinqertë dhe emocionuese ka shprehur se:
Prezantoj një ikonë trupi. Mendoj se kam një trup me të vërtet shumë seksi. E di që jam e shëndoshë, por kjo nuk më bezdis, jam e bukur dhe e shëndetshme.
Gjatë këtij rrëfimi reperja tregon se bota ka fillluar të ndryshojë për sa i përket këtij aspekti, se si ajo dhe shumë artistë të tjerë kanë filluar të kthehen në protagonistë të vërtetë të këtij revolucioni. Por rruga për të ardhur deri këtu ka qenë shumë e vështirë sipas saj.
Nuk ka patur një tjetër Lizzo, përpara kësaj Lizzos së tanishme. Unë i meritoj reflektorët, e meritoj vëmendjen. Kam talent, jam e re dhe jam shumë seksi. Doni të dini diçka? Kam punuar fort për këtë.
Vëtem pak muaj më parë kengëtarja ishte vikitimë e ‘fat-shaming’, ose më saktë një lloj forme diskrimimi kundër personave të shëndoshë, të cilën ajo e dënoi me një fjalim të gjatë në YouTube, pak para publikimit të këngës “Rumors” një duet me reperen tjetër Cardi B, e cila në pak kohë ka arritur të ketë 10 milionë shikues. Artistja ka shprehur e dëshpëruar se:
Unë dua të transmentoj energji pozitive në botë, por në disa raste ndjej që bota nuk më do.
Lizzo ka patur momentet më kulminante të karrierës së saj përgjatë vitit 2019 duke lançuar hit pas hiti si “Good as Hell” apo “Truth Hurts” që kanë arritur majat e klasifikimeve amerikane. Mirëpo të shumtë janë edhe ata të cilët mendojnë se Lizzo nuk është aspak e talentuar por të gjithë famën e ka nga pamja e saj.