Aktualitet

Pritet një shtator “përvëlues”?!

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në juglindje do të ketë reshje lokale shiu. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Rikujtojmë se mbi 47,000 persona vdiqën në Evropë për shkak të temperaturave ekstremisht të larta në vitin 2023 dhe vendet në jug të kontinentit vuajtën pasojat më të rënda, sipas një raporti të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal). Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në botë. Ndërkohë që temperaturat vazhdojnë të ngrihen për shkak të ndryshimeve klimatike, evropianët jetojnë në kontinentin me ngrohjen më të shpejtë në botë, duke u përballur me rreziqe në rritje për shëndetin.

Namibia, së bashku me vendet e tjera të Afrikës së Jugut, po përballet me ndikimin shkatërrues të një thatësire të rëndë të shkaktuar nga fenomeni klimatik El Niño. Situata është serioze deri në atë pikë sa mbi gjysma e popullsisë rrezikon të mbetet pa ushqim. Për këtë arsye, qeveria vendosi të përzgjedhë 723 kafshë të egra, mes të cilëve 83 elefantë, për t’i therur dhe për t’i shpërndarë mishin popullatës.

Këtë vit në Korenë e Jugut 28 persona kanë humbur jetën nga i nxehti ekstrem, njoftoi Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA). KDCA njoftoi se nga 20 maji e deri më tani janë regjistruar 3.019 raste me probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat e larta. Sipas agjencisë, nga nxehti ekstrem këtë vit deri më tani kanë humbur jetën 28 persona.

Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Administrata Meteorologjike e Koresë së Jugut, paralajmërohet se vala e të nxehtit mund të vazhdojë deri në fillim të shtatorit. Administrata njoftoi më 24 qershor se u thye rekordi i temperaturës duke e regjistruar muajin qershor si “qershori më i nxehtë”, i cili ishte regjistruar më parë në vitin 2018. Në deklaratë thuhet se është dhënë alarm në 92 rajone në gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Seul, për shkak të të nxehtit ekstrem.