Përpos karrierës si artist edhe jeta personale e Ledri Vulës është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj. E pak ditë më parë, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit disa shqetësime që i përkasin shëndetit të saj.
Sara u shpreh në një video të postuar në Instastory se harron shumë, thuajse çdo gjë duke kërkuar ndihmën e ndjekësve se si mund të zgjidhet. Gjithashtu, ajo tregoi se ka hasur dhe mjaft probleme me shtyllën kurrizore dhe së fundmi ka nisur me seancat e fizioterapisë.
Nga këto shqetësime që Sara ka ndarë në rrjete sociale, ashtu si ndodh gjithmonë ka disa komentues që kanë diçka negative për të thënë, por që bukuroshja zgjedh gjithmonë t’i kalojë me shumë sportivitet. Teksa ka ndarë një mesazh që i ka ardhur në Instagram: “Eh mi Sara u kërruse dhe ti, harresa të ka kapur, çdo ditë po ankohesh… Po plakesh mi gru”, krahas ka shkruar:
Një shpullë fytyrës ishte kjo
“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.
Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.