Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Ajo u skualifikua në gjysmëfinalen e këtij edicioni dhe në këtë intervistë ekskluzive ne tregoi më shumë rreth eksperiencës së saj.
Si kanë qenë për të këto 48 orët e fundit për të pas daljes nga BBV?
Çmenduri. Nuk e di. Është ky perceptimi që ti do të shkosh në Big Brother dhe do të marrësh vëmendje, një lloj fame, por niveli i shikueshmërisë kur ti e përjeton me të vërtetë është tjetër nivel. Unë sot kam dalë në rrugë dhe ndërkohë që dola si një njeri normal e duke vazhduar jetën time, më dolën përpara 40 veta. Foto, më puthnin, më thonin je shumë e mirë. U shokova.
A ishte kjo diçka e pritëshme për të?
Për mua jo. Totalisht një shokim total.
Por përse mendonte kështu?
Po se di. Gjithmonë mendoja që kush më shikon mua. Unë jam rob i thjeshtë.