Bota

Një shaka për ushtrinë i ‘kushtoi’ mjaft shtrenjtë, arrestohet komediani kinez!

Një komedian kinez që tregoi një shaka duke krahasuar sjelljen e qenve të tij me një slogan ushtarak është arrestuar nga policia. Kompania që punësoi Li Haoshin u gjobit gjithashtu me 1.7 milion£ dhe Li mund të përballet me burg. Policia tha se kishte hapur një hetim ndaj tij.

Sipas autoriteteve, komediani shkaktoi një ndikim të rëndë social. Li ka kërkuar falje për komentin e tij, duke thënë se ndihej thellësisht i turpëruar dhe i keqardhur. Shakaja u në gjatë një shfaqjeje në Pekin kur Li foli për dy qen që ai kishte adoptuar, të cilët po ndiqnin një ketër,

Qentë e tjerë që shihni do t’ju bëjnë të mendoni se janë të adhurueshëm. Këta dy qen më kujtuan….Luftoni për të fituar, krijoni sjellje shembullore.

Kjo pjesë përfshihet në sloganin që presidenti Xi zbuloi në 2013 si një qëllim për ushtrinë kineze.