Jada Pinkett Smith ka pranuar se vendosi të qëndrojë në krah të Will Smith, në momentin që ai goditi Chris Rock në Oscars. Aktorja amerikane, 52 vjeçe, zbuloi gjithashtu se si ajo dhe Will, 55 vjeç, kanë marrë vendimin e përbashkët për të punuar drejt një ‘marrëdhënieje jo tradicionale’, duke pasur parasysh të kaluarën e tyre. Duke u shfaqur në The One Show të hënën në mbrëmje me prezantuesit Lauren Laverne dhe Alex Jones, Jada foli për kujtimet e saj të reja.
Jada tha:
E dija se do të ishte një reagim intensiv. Dhe ky ishte momenti që vendosa që do të qëndroja pranë tij. E dini, është qesharake se si situatat intensive mund të përforcojnë dashurinë, dhe ishte një kohë mjaft e vështirë, por padyshim që na afroi më shumë. Pra, po, është çmenduri sesi funksionojnë gjërat.
Ajo shtoi:
Do të thoja se Will dhe unë kemi vendosur të jemi në një marrëdhënie që i përshtatet asaj që dëshirojmë, dhe kështu, ne patëm ndarjen tonë dhe më pas erdhën Oscars dhe ne jemi padyshim në një trajektore tjetër. Por nuk do të them se është në një mënyrë tradicionale, me siguri. Ne vendosëm të jemi bashkë në një mënyrë që funksionon për ne.
Në librin me kujtime shpërthyese, ajo ka treguar se si ka ndryshuar dinamika e martesës së saj me aktorin e njohur pas Oscars. Dyshja ishin ndarë fshehurazi gjashtë vjet para incidentit.