Prej kohësh blerja e reçipetave kishte simbolikën e saj të veçantë, një ide e parë e njohjes së vajzës me trupin e saj të ri femëror. Ndërkaq në kohët e sotme nuk mund të themi se është e njëjta gjë. Më shumë vajza kanë përqafuar trendin e të mos veshurit reçipeta. Që nga fillimi i pandemisë, shumë kanë folur për fundin e reçipetave. Rehatia filloi të kishte përparësi mbi të qenit seksi dhe siç tregojnë shitjet në mbarë botën, reçipetat sportive të bëra nga materiali i butë, pa tela u bënë më të shiturat për gratë.
Njëra prej tyre është edhe aktorja Gillian Anderson, e cila kërkoi falje në Instagram:
Nuk më intereson nëse gjoksi më arrin në kërthizë, nuk do të mbaj më reçipeta, është shumë e pakëndshme.
Për brezin e vajzave Z, refuzimi për të veshur reçipeta nuk fsheh asnjë mesazh politik, nuk tenton të bëjë një revolucion social apo të flasë mbi shtypjen e formës femërore. Ata thjesht nuk i konsiderojnë gjithmonë të nevojshme dhe prandaj nuk i veshin, ashtu, pa strategji dhe përshëndetje luftarake feministë.
Të gjitha gratë dhe vajzat që veshin reçipeta e kuptojnë që nuk ka asgjë më shqetësuese se rripat dhe telat që iu vrasin shpatullat dhe kafazin e kraharorit. Ndërsa numëroni minutat mbrapsht deri në momentin kur mund të ktheheni në shtëpi dhe t’i hiqni ato, a keni fantazuar ndonjëherë që thjesht të mos i vishni më kurrë? Ja çfarë do të ndodhte nëse do të bënit pikërisht këtë, sipas ekspertëve.