Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si Salt Bae, u bë i famshëm në vitin 2017 pasi tregoi stilin e tij të pazakontë të hedhjes së kripës në ushqim. Ai u bë aq i famshëm sa që tani zotëron një zinxhir global restorantësh luksoz që po bëhen të njohura për çmimet e tyre të tepruara.
Megjithatë, restoranti luksoz i Salt Bae në Londër ka qenë nën polemika javët e fundit. E gjitha filloi kur dikush ndau faturën e tij nga restoranti dhe sa e shtrenjtë ishte gjithçka. Jo vetëm për çmimet e larta si 700 £ për një biftek, por po flitet gjithashtu dhe së fundmi se restoranti luksoz u akuzua për fshirjen e komenteve negative të klientëve.
Kohët e fundit, një përdorues i TikTok rikrijoi biftekun që kushton 1,450 £ në restorantin e Salt Bae me një çmim shumë më të lirë. Tani, një restorant i ushqimeve të shpejta po bën të njëjtën gjë për t’i dhënë pak konkurrencë dyqanit të Salt Bae. Ky restorant ka hedhur në treg një hamburger të mbuluar me ar.
Restoranti me emrin “Dope Burger” filloi të shesë ushqimin luksoz, i cili sigurisht vjen me ar në simite, për çmimin 100 £. Ky restorant i cili ka degë në Hull dhe Leeds, me një tjetër në Doncaster që do të hapet së shpejti, ndau një video në mediat sociale. Në video, një kuzhinier i veshur me syze dielli pret hamburgerin me një thikë gjigante, përpara se t’ia tregojë produktin kamerës në të njëjtën mënyrë si Salt Bae. Ai madje spërkat pak erëza poshtë krahut dhe mbi mish, njësoj si Nusret.
“Dope Burger” është i specializuar në hamburgera, hot dog dhe patate të skuqura dhe sapo media publikoi videon dhe fotot në internet, shumë njerëz kanë komentuar për ushqimin e ri të menusë. Edhe pse Salt Bae ka nisur trendin e shtimit të arit në artikujt ushqimorë luksoz, bifteku i tij i famshëm i mbuluar me ar, është shumë i shtrenjtë. Me këtë ndjekësit po shpresojnë që Salt Bae të turpërohet nga këto ngacmime dhe të ulë çmimet e ushqimit.