Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.
Në atentatin në mbikalimin e Fushë-Krujës humbën jetën 3 persona, ku një prej tyre ishte dhe Brilant Martinaj, shoku i ngushtë i Stresit dhe Keisit. Përvec reperit, i cili është shumë i prekur nga kjo ngjarje edhe Keisi ka vendosur ta tregoj dhimbjen e madhe që ndjen dhe në rrjete sociale, duke postuar në Instastory video dhe foto të mikut të tyre të ndjerë dhe shkruan:
I miri jonë
Keisi është diskutuar shumë ditët e fundit në lidhje me punën e saj si një kamariere në një lokal nate në Kanada. Ajo ka diskutuar më gjatë lidhur me këtë punë ku ka thënë se nuk i vjen turp dhe se e bën me krenari. Nga ana tjetër ajo u ndal dhe tek marrëdhënia e saj me Stresin. Ajo u shpreh se gëzojnë respekt me njëri-tjetrin dhe arsyeja pse nuk janë divorcuar është se nuk kanë qenë në Shqipëri dhe nuk e kanë pasur urgjente.