Një tjetër episod shumë dinamik ditën e sotme në “Më lër të flas” me dy të ftuar specialë dhe intervista që nuk duhen humbur. E ftuar në pjesën e parë të emisionit, ishte Sara Hoxha, në një nga intervistat e saj të rralla, për të na zbuluar më tepër se si po e përjeton ajo këtë periudhë të rëndësishme e kaq të veçantë të jetës së saj dhe jo vetëm. Ajo na zbuloi më shumë rreth këtij momenti kyç në jetën e saj, teksa është në pritje të ëmbël.
Jam 6-muajshe shtatzënë. Asgjë nuk e bind Ledionin për momentin në lidhje me emrin. Vendosim një emër, dhe më pas e ndërron… Ne i donim tre fëmijët. Fatmirësisht është vajzë sepse atë prisnim.
E pyetur lidhur me peshën e mbiemrit të saj, dhe sa ai ka ndikuar në kufizimin e gjërave të ndryshme që ajo dëshiron të bëjë në jetë, Sara ka treguar se ky mbiemër nuk e ka ndaluar të bëjë asgjë që ajo do.
Nuk më ka penguar mbiemri. Jam njeri përgjegjës, i matur, unë kështu jam. Unë jam thjesht ‘një shpirt i vjetër’, shkoj në shtëpi herët, rri me fëmijët e mi.
Jo vetëm për jetën e saj personale, por Sara Hoxha u shpreh edhe mbi atë profesionale. E pyetur lidhur me drejtimin e Top Medias dhe drejtimin e produksionit të “Big Brother Vip Albania” ja si u shpreh ajo:
Në drejtimin e Top Medias është më shumë Lori. Unë e ndihmoj në disa projekte. Unë jam mami dhe prioriteti im është ky… Mendoj që fëmijët kanë nevojë për mamin, dhe aq më shumë të jem me ta, aq me njerëz të mirë do të bëhen kur të rriten.
Në “Big Brother Vip Albania” zbulova realisht dashurinë time për televizionin. Tani jam fokusuar te shtatzënia dhe te rritja e fëmijëve. Të drejtoj një produksion të tillë, më ka ndihmuar sepse kam pasur njerëz shumë të aftë afër vetes, bashkë me Lorin. Çelësi i suksesit ka qenë e para kasti spektakolar që kemi pasur, historitë njerëzore, puna e palodhur e stafit. Ne u dashuruam me atë projekt, në fillim e morëm me frikë. Unë punoj me njerëz shumë të talentuar, shumë të dedikuar. Unë kam mësuar nga ata, jam kjo që jam falë atyre.
Po lidhur me projekte të ardhshme?! Për herë të parë, Sara Hoxha ka zbuluar rikthimin e një projekti shumë të madh në Shqipëri.
Po punoj gjithashtu bashkë me një skuadër fantastike për nje projekt shumë të rëndësishëm që fillon nga tetori, i cili është “Dancing with the stars”. Përpos shumë projekteve që do të fillojnë, por më shumë me këtë merrem unë.