Celebrities Gossip Music Showbiz

Një prej këngëve më të suksesshme dhe më të dëgjuara të saj, Lizzo nuk ka dashur që ta publikonte kurrë!

Kur mendoni për albumin “Special” të këngëtares së njohur Lizzo, një nga këngët e para që ju vjen në mendje është ndoshta “About Damn Time”. Ishte kënga e parë që ajo publikoi nga albumi dhe është luajtur dhe dëgjuar për shumë kohë që atëherë. Kënga u bë e dyta këngë e Lizzo-s që është në vendin e parë në tabelën e “Billboard Hot 100” pas mega-hit të saj të vitit 2019, “Truth Hurts”.

Por në fillim, Lizzo pranon se nuk ishte e sigurt për këtë këngë që u kthye në super hit. Gjatë një paraqitjeje në “Hot Ones”, shfaqje nga First We Feast ku të famshëm u përgjigjen pyetjeve pikante ndërsa hanë krahë pule gjithnjë e më të nxehta, ajo u shpreh se:

“About Damn Time” ishte kënga e fundit që shkrova për albumin. Po i kthehesha edhe njëherë në mars këngës “About Damn Time”  që prej muajit shkurt. Nuk e di por mendoja që diçka nuk shkonte, vargjet nuk u bënë të plota, nuk ishte ende atje ku duhej.

Por kur mbaroi, Lizzo e dinte se ishte e duhura.

Kur e mbarova, thoja me vete “oh dreq”. Kjo këngë duhet të dalë tani.

Lizzo shtoi se në përgjithësi, ajo është “e keqe” me zgjedhjen e këngëve kryesore, sepse ajo mendon se “çdo gjë që ajo bën është e pabesueshme dhe ka nevojë sërish për diçka”, por është e qartë se ajo deri më sot ka bërë zgjedhjet e duhura dhe sigurisht që duhet ta përmendim suksesin e saj të padiskutueshëm. Vlen të theksohet se hiti “About Damn Time” ka qenë një trend edhe në rrjetin social TikTok.