Ylli i muzikës pop Selena Gomez reagoi në Instagram për vendimin e saj për të shmangur postimet në mes të luftës në Izrael. 30-vjeçarja argumentoi se postimet nuk kanë fuqinë për të ndryshuar botën. Ajo u shpreh se:
Kam bërë një pushim nga rrjetet sociale sepse më thyhet zemra kur shoh gjithë tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë. Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj ndonjë grupi është i tmerrshëm. Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të ndalojmë dhunën njëherë e përgjithmonë. Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të mjaftojnë kurrë për të gjithë ose një hashtag. Unë thjesht nuk mund të rri duarkryq, ndërsa njerëzit e pafajshëm lëndohen. Kjo është ajo që më sëmurë. Uroj që të mund ta ndryshoja botën. Por një postim nuk bën asgjë. Me dashuri, Selena!
Së fundmi Selena ka folur për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditët kur është e rënduar psikologjikisht. Gjatë një bisede në Samitin e Muzikës në Los Angeles, ylli i muzikës pop foli për luftën me shëndetin mendor. Selena shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës së saj. Gomez thotë se shpëtimin e gjeti tek vetja dhe zgjodhi gjithë mekanizmat drejt rrugës së shërimit.
Që nga ndërprerja e marrëdhënies me Justin Bieber, Gomez është fokusuar vetëm dhe ekskluzivisht në karrierën e saj si në muzikë, kinematografi dhe gjithashtu sipërmarrje. Megjithatë, ajo dëshiron të gjejë dikë në të ardhmen me të cilin do të ndajë jetën e saj dhe në një intervistë të sinqertë, bukuroshja rrëfeu problemet që kanë burrat për të kuptuar kriteret e saj dhe konfuzionin e zakonshëm që vuajnë njerëzit e gjinisë tjetër.