Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, Adi Pojanën, Visjan Ukcenaj dhe Edea Demaliaj rubrika e telefonatës kurth është një nga më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat. Të shumtë janë personazhet e famshëm që kanë rënë në grackën e tyre, disa e kanë marrë bisedën shumë seriozisht dhe kanë filluar të besojnë gjithçka nga rrengu.
Por këtë herë ishte radha e Ilnisa Agollit, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo është eleminuar përpara disa javësh, teksa ishte shumë pranë finales së madhe. Ilnisa në spektakël do të mbahet mend për karakterin e fortë që ka treguar në situata të ndryshme e debate, por edhe për anën e saj të ndjeshme që u shfaq falë marrëdhënies që krijoi me Meritonin.
Kurthi i bërë nga Edea përfshinte pikërisht çiftin, të cilët iu propozua të merrnin pjesë në kopertinën e një reviste dhe të pozonin nudo si Adami dhe Eva. Përveç kësaj, u shtua se midis tyre do të vendosej një gjarpër që do të ishte pikërisht Ledjona. Ja si u shpreh Ilnisa për këtë ofertë:
Po Ledjonën e keni menduar si gjarprin në këtë panoramë që i përshtatet edhe realitetit me të gjithë gjërat që kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të ndodhin, si brenda ashtu edhe jashtë në fakt. Okay….Po më intrigon kjo pjesa e kopertinës, po me këtë Ledjonën në mes se di. Është një personazh që nuk shet si karakter dhe e dyta nuk është se do të përbëjë ndonjë lajm kjo si gjarpër po ta marrësh. Vetëm nëse doni t’i jepni famë Ledjonës. Gjarpri asaj i përshtatet.