Ditën e dielë u zhvillua edicioni i 93-të i ndarjes së Çmimeve “Oscar”. “Nomadland”, drama amerikane nga Chloe Zhao, triumfoi duke marrë statujën e artë. Shkëlqimi mbi tapetin e kuq nuk ka munguar, por këtë vit ceremonia ishte ndryshe. Grumbullimet mungonin duke respektuar maksimalisht distancën sociale për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa edhe kamerat ishin më të pakta në numër.
Ashtu edhe siç do vit përveç garës për të fituar një trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme kinematografike, “Oscar”, një “betejë” e vërtetë u zhvillua në tapetin e kuq për veshjen më të bukur të mbrëmjes.
Artistja e famshme, Zendaya Maree Stoermer Coleman befasoi fansat me fustanin e markës ‘Valentino’ në ngjyrë të verdhë, ku padyshim dukej mahnitëse. Ky look rrëzëllitës i bukuroshes 24-vjeçare padyshim që ishte kompletuar me disa bizhuteri të markës ‘Bulgari’ nga koleksioni i ri i markës “Magnifica”.
Por, e besoni dot sesa kanë kushtuar ato?!
Këto aksesorë kishin një vlerë prej 6 milionë dollarësh dhe përfshinin një gjerdan karficë, unazë diamanti 30 karat, një unazë diamanti me prerje smeraldi dhe po ashtu vathë diamanti.
Stilisti i Zendaya-s, Law Roach u shpreh se:
Është një pamje vërtet joshëse. Na pëlqen të eksperimentojmë me modën dhe të krijojmë pamje për të cilat njerëzit do të flasin.