Këngëtarja e njohur me famë botërore Jennifer Lopez aktualisht po përballet me shumë sfida si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Thashethemet për një divorc të afërt nga bashkëshorti i saj, Ben Affleck, po qarkullojnë dhe gjithçka po bëhet akoma dhe më e vështirë për artisten.
Lopez po përballet me shumë pengesa në projektet e saj, duke shtuar këtu edhe stresin nga martesa e saj e trazuar. Pavarësisht këtyre thashethemeve, Lopez duket e vendosur që të ruajë martesën e saj me Affleck. Por cilat janë çështjet që kanë ndikuar në marrëdhënien e dy yjeve të Hollywood-it?
Çfarë ka ndodhur në të kaluarën?
Në vitin 2004, Lopez dhe Affleck formuan një nga çiftet më të admiruar dhe tërheqës, duke rrëmbyer vëmendjen kudo që shkonin. Por që nga ai moment, presioni që iu nënshtruan bëri të vetën dhe ata vendosën të ndaheshin, edhe pse ishte një vendim që të thyente zemrën. Në një intervistë Lopez u shpreh se:
Kur e anuluam dasmën 20 vjet më parë, ishte dhimbja më e madhe e jetës sime. Sinqerisht, u ndjeva sikur do të vdisja.
Kohët e fundit, vetë Jennifer shpjegoi në dokumentarin e saj “The Greatest Love Story Ever Told”:
Unë dhe Ben u ndamë tre ditë para dasmës. Ne kishim planifikuar një martesë spektakolare, por presioni bëri të vetën. Vite më vonë, jeta i solli sërish bashkë dhe mundën të kishin fundin e përrallës që kishin ëndërruar gjithmonë. Megjithatë, gjërat nuk ishin si më parë, ata ishin pjekur, duke mësuar nga gabimet e së kaluarës.
Arsyeja e largimit të tyre
Kohët e fundit, njerëzit që e rrethojnë çiftin kanë pohuar se problemi kryesor është se ata kanë personalitete shumë të ndryshme dhe në lidhje me këtë një burim është shprehur për People se
Asaj i pëlqen të ndajë gjithçka në lidhje me jetën e saj. Ai është i rezervuar. Jennifer ka nevojë për këtë, por kjo nuk e bën Benin të lumtur dhe i shkakton atij shumë stres.
Aktori e ka shfaqur shqetësimin e tij në shumë raste, duke përfshirë edhe paraqitjet së bashku me gruan e tij në shfaqjet e çmimeve, tapetet e kuq, madje edhe duke shijuar thjesht një shëtitje në rrugë. Regjisori i filmit është acaruar nga prania e kamerave, duke bërë lloj-lloj gjestesh që e bënin të qartë se sa pak i pëlqen të shfaqet në publik.
E tashmja e tyre?
Gjatë gjithë vitit të kaluar, këngëtarja ka qenë e fokusuar në prodhimin e tre projekteve të saj më të rëndësishme: albumin e saj të ri, filmin ‘This Is Me…Now’ dhe dokumentarin e saj, në të cilin foli për herë të parë për marrëdhënien me Ben Affleck.
Aktori, i cili u zhvendos në një shtëpi tjetër disa javë më parë, po përpiqet të vazhdojë rutinën e tij të përditshme dhe e kemi parë duke bërë disa plane me fëmijët e madje edhe me ish-bashkëshorten, aktoren Jennifer Garner.