Një rrobaqepës në Zvicër ka qepur një palë pantallona 70 metra të gjata të cilat peshojnë 700 kilogramë, me shpresën për të thyer një rekord botëror. Pantallonat iu paraqitën banorëve të qytetit Beromunster. Rrobaqepësit Xwendekar Kelesh iu deshën tetë muaj për të qepur pantallonat duke përdorur një makinë qepëse normale.
Tani ai shpreson ta regjistrojë atë në Librin e Rekordeve “Guinness”. Nëse ka sukses, ai planifikon të bëjë 12 000 çanta prej pëlhure nga pantallonat për t’i dhuruar ose shitur në dyqanet lokale. Patrick Curschellas i cili mbështeti përpjekjen e Kelesh tha se:
Kjo është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për ndotjen plastike në planetin tonë. Kelesh iku nga Siria në Zvicër 11 vjet më parë dhe gjithmonë ka ëndërruar për një projekt të ngjashëm.
Rikujtojmë, se Flamuri i Republikës së Kosovës e punuar nga artistja Arbnora Fejza Idrizi dhe nxënësit e shkollës “Hamësh Jashari” i ka dhuruar Kosovës për 13-vjetorin e Pavarësisë rekordin e Guinness-it. Ka qenë vetë artistja Arbnora Fejza Idrizi, nga komuna e Skënderajt e cila ka njoftuar se “Guinness World Record” ka aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami, Flamurin e Republikës së Kosovës.
Rekordet Botërore “Guinness” trullosin botën me titujt rekord më ekzotikë si personi më i tatuazhuar, telenovela me jetën më të gjatë dhe numri më i lartë i hot dogëve që mund të hahen në 3 minuta. Njerëzit e famshëm nuk përmenden shpesh kur bëhet fjalë për rekorde, por në fakt, ka rekordmenë midis aktorëve, këngëtarëve, regjisorëve dhe sportistëve që ne i njohim shumë mirë.