Së fundmi është zbuluar se aktorja e njohur Lily Collins është martuar gjatë fundjavës me të fejuarin e saj, regjisorin Charlie McDowell, në një ceremoni private në Dunton Hot Springs, Colorado. Ylli i “Emily In Paris” dhe vajza e rokerit Phil Collins, e ndau lajmin e lumtur në rrjetin social Instagram me një fotografi mahnitëse nga dita e madhe, me të e cila shkëlqente.
Krahas fotografive të mrekullueshme, 32-vjeçarja shkroi:
Unë kurrë nuk kam dashur të jem dikush i dikujt më shumë sesa të jem e jotja dhe tani do të jem gruaja jote. Më 4 shtator 2021 ne zyrtarisht u bëmë të njëri-tjetrit përgjithmonë. Të dua @charliemcdowell.
Në një postim tjetër artistja shtoi:
Ajo që filloi si përrallë, tani është realiteti im përgjithmonë. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të përshkruaj siç duhet se si ishte bota e kësaj fundjave, por magjia është një vend mjaft i mirë për të filluar …
Në një tjetër postim, Collins shkroi:
Asnjëherë nuk kam qenë më e lumtur.
Vlen të theksojmë se fustani kishte një qafë të lartë dhe mëngë të gjata dhe Emily u pa duke qëndruar me burrin e saj nën një ujëvarë me pamje magjike. Rikujtojmë, se Lily dhe Charlie të dy kanë prindër të famshëm të përbashkët; Babai i Lily është muzikanti britanik Phil, ndërsa Charlie është djali i aktorit Malcolm McDowell dhe aktores Mary Steenburgen.
Shumë urime për çiftin dhe i urojmë një jetë të lumtur! Ndërkaq, “Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët. “Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj.