Modelja shqiptare me famë botërore Angela Martini i ka dhënë fund beqarisë. Bukuroshja shqiptare ka bërë publik këtë lajm të gëzueshëm përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.
Në postimin e saj, Angela shkruan: “U martova mbrëmjen e kaluar me burrin e ëndrrave të mia. Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë atë siç duam. E pazakontë, çmenduri”. Bukuroshja shton më tej se ky ka qënë një vendim i marrë brenda natës.
Ndërkohë që jemi mësuar të shohim nuse me fustane të bardhë dhe gjigant, Angela ka zgjedhur të martohet me fustan të zi.