Auto & Moto

Një nga sfidat më të mëdha për prodhuesit e makinave elektrike!

Viti 2025 mund të jetë shumë i shtrenjtë për prodhuesit e makinave, veçanërisht në një kontekst ku shitjet e makinave elektrike ka ngecur që nga fillimi i vitit. Nga 1 janari, kjo rregullore CAFE (Corporate Average Fuel Consumption) imponon një reduktim shtesë të emetimeve të CO2 me 15 për qind në 81 g CO2/km.

Prandaj, flota e të gjitha automjeteve të reja të prodhuesve të caktuar do të duhet të jetë në nivelin e mesatares së specifikuar. Çfarë do të ndodhë nëse nuk i arrijnë qëllimet e tyre? Pasojnë dënime të larta. Nëse tejkalohet kufiri, çdo gram i tepërt tarifohet 95 euro, për çdo makinë të regjistruar gjatë vitit. Gjobat e mundshme janë në qindra milionë euro.

Sipas analistëve të UBS, shuma e mundshme e gjobave për t’u paguar nga prodhuesit e makinave mund të arrijë në 7.5 miliardë euro në vit, duke marrë parasysh tendencat e fundit të shitjeve.

Numri i makinave elektrike po vazhdon të rritet me shpejtësi në mbarë botën, sipas hulumtimeve më të fundit të Qendres për Kërkimin e Energjisë Diellore dhe Hidrogjenit (ZSW), në Gjermani.

ZSW raportoi se ishin regjistruar rreth 42 milionë makina me motorë elektrikë në fund të vitit 2023, rreth 50% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër përfshin automjete elektrike, hibride plug-in dhe automjete elektrike me një zgjerues rrezeje.

Sipas ZSW, në Kinë u regjistruan 23,4 milionë automjete elektrike të tilla më shumë se gjysma e stokut global. Në vendin e dytë renditet SHBA-ja me 4,8 milionë automjete elektrike.

Gjermania ndodhet në vendin e tretë me 2,3 milionë automjete elektrike, përpara Francës dhe Britanisë së Madhe me përkatësisht 1,6 dhe 1,5 milionë automjete elektrike.