Aktorja Emily Blunt tregoi së fundmi se vajzat e saj mendonin se personazhi i saj në “The Devil Wears Prada” ishte ‘më i ligu’. Blunt, luan personazhin e asistentes së Miranda (Meryl Streep), Emily, në filmin ikonik, dhe së fundmi ndau me fansat se çfarë menduan vajzat e saj kur e panë performancën e saj në këtë film.
Vajzat Hazel 10 vjeçe dhe Violet 7 vjeçe, i thanë se karakteri i personazhit ishte shumë ndryshe nga aktorja në realitet. Duke komentuar përgjigjen e tyre, aktorja u shpreh:
Ato mendonin se unë isha personi më i keq që kishin takuar ndonjëherë.
Karakteri i saj në “The Devil Wears Prada” ishte një personazh tejet transparent dhe i sinqertë. Fituesja e çmimeve Golden Globe që i ka fëmijët me aktorin e njohur të serialit “The Office”, John Krasinski, deklaroi gjithashtu se ndihet krenare që filmi ka ende ndikim gati pas dy dekadash që kur doli për herë të parë.