Gossip

Një nga pasagjerët e nëndetëses Titan donte të hynte në librin e rekordeve Guinness!

Suleman Dawood ishte një nga pesë personat që vdiqën në nëndetësen Titan javën e kaluar. Një udhëtim që ai bëri me të atin Shahzada, i cili gjithashtu ndërroi jetë në zhytësin e fundosur në pothuajse 4000 metra thellësi dhe në të cilin mbante një kub Rubik. Objektivi i tij nuk ishte tjetër veçse të zgjidhte kubin në nëndetëse.

Në fakt, ai mbante një aparat fotografik për të regjistruar skenën. Këtë e pranoi nëna e tij, Christine, në një intervistë për BBC:

Ai më tha se do të zgjidhte kubin e Rubikut në thellësinë 3600 metra. Isha shumë e lumtur për ta sepse donin shumë të shihnin mbetjet e Titanikut. Doja të shkoja unë por ia lashë vendin Sulemanit, sepse ai kishte shumë dëshirë të shkonte.

Nëse gjithçka do të kishte shkuar mirë, në Librin e Rekordeve Guinness do të ishte edhe zgjidhja e kubit të Rubikut në 3600 metra thellësi. Rikujtojmë, se nëndetësja Titan u zhduk më 18 qershor, rreth 1 orë e 45 minuta pas zbritjes së saj për të eksploruar rrënojat e Titanikut. Mbetjet nga nëndetësja u gjetën nga ekipet e kërkimit, duke treguar se anija kishte pësuar një shpërthim që vrau personat në bord.

Prej shumë kohësh aventurierët kanë paguar shuma marramendëse për të vizituar rrënojat e Titanikut, duke marrë parasysh edhe faktin se kjo ekspeditë mund të shndërrohet në një tragjedi. Duhen 8 orë dhe 250.000 dollarë për të arritur në atë që ka mbetur nga anija e famshme e Titanikut, rreth 611.55 km larg bregut të St.John’s, Newfoundland. Më shumë se një shekull pas fundosjes së anijes, interesi për Titanikun mbetet i jashtëzakonshëm.