Një nga motrat e njohura Kardashian ka ndryshuar mbiemrin e saj. Bëhet fjalë për Kourtney-n e cila tashmë ka ndryshuar zyrtarisht mbiemrin e saj një vit pasi u martua me bateristin e Blink-182, Travis Barker. Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj, ku ka ndarë një foto të pasaportës së re, ku shihet emri i saj i plotë: Kourtney Kardashian Barker.
View this post on Instagram
Rikujtojmë gjithashtu se Kourtney Kardashian ka zbuluar se është në pritje të një fëmije tjetër, i pari i saj me bashkëshortin Travis Barker. Ylli i “The Kardashians” bëri të ditur lajmin emocionues gjatë koncertit të Barker me Blink-182 në Los Angeles. Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kourtney mbajti një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë”, përpara se të përqafonte bateristin. Shtatzënia e yllit televiziv vjen një vit pasi dyshja u martuan në një dasmë luksoze në Itali në prani të miqve dhe familjes së tyre.
Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-partnerin Scott Disick. Barker gjithashtu ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, djalin Landon, vajza Alabama dhe Atiana.
Së fundmi, të dy kanë zgjedhur që të zbulojnë më shumë detaje në rrjetet e tyre sociale, madje edhe gjininë e bebit. Dyshja janë në pritje të një djali. Teksa Barker po i binte baterisë disa fishekzjarre me ngjyrë blu treguan gjithçka.