Sport

Një nga më të mirët te Interi, Bajerni pas Dimarkos

Federiko Dimarko padyshim është një nga lojtarët më të mirë të Interit. Paraqitjet e mbrojtësit anësor kanë qenë mbrësëlënse, çka ka bërë që shumë ekipe të mëdha të zgjojnë interesimin për italianin.

Së fundmi, sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, Bajerni i Mynihut po e monitoron me kujdes Dimarkon dhe mund të përgatisë ndonjë ofertë për futbollistin, në sesionet e ardhshme të merkatos. Vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit, me bavarezët që do përpiqen që të shfrytëzojnë në maksimum edhe marrëdhëniat e mira që kanë me klubin zikaltër.

Dimarko ka kontratë me Interin, deri në vitin 2027. Ai është shembulli tipik i lojtarit-tifoz, ndaj ndoshta edhe një superofertë nuk do të mjaftonte.