Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars”, show-n magjik të kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë.
Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese. Një nga çiftet që arriti të merrte komente mjaft të mira për performancën e tyre ishin Megi Pojani dhe Jurgen Bala. Në një konteporane sensuale, Megi arriti të sundonte skenën e “Dancing With The Stars” dhe të fitonte zemrën e jurisë.
Kryetari i jurisë, Kledi Kadiu tha se ishte një ndër kërcimet më të arrira të Megit deri më sot, ndërsa Armand Peza tha se kërcimi i saj ishte art.
Kledi Kadiu: Një nga kërcimet më të arritura për Megin dhe Jurgen. Interpretimi shumë i bukur, kishte hyrë brenda botës tënde. Zhvillimi i bukur. Në përgjithësi bukur.
Dalina Buzi: Të dalësh jashtë ‘comfort zone’ dhe të kesh performancën tënde me të mirë, mendoj se ky është sukses.
Armand Peza: Ky që bëtë sot është art, ju detyrohem një përqafim.
Valbona Selimllari: Megi pikën më të fortë sot pati interpretimin. Ky lloj kërcimi, muzika donte interpretim të thellë dhe ti e arrite.
Nga juria, Megi dhe Jurgen grumbulluan 36 pikë, 10 pikë më shumë se java e kaluar. Megjithatë, pas performancës së tyre, nuk munguan as debatet e forta.
Pasi morën komente dhe pikë të mira nga juria, Jurgen komentoi deklaratën e anëtares së jurisë Dalina Buzit, e cila tha disa javë më parë se performanca e grupit të tyre nuk ishte arrirë dhe nuk i pëlqeu. Jurgen këmbënguli se Dalina duket të kërkonte falje publike për deklaratën e saj, ndërsa producentja tha se i qëndron opinionit të saj dhe nuk ishte aspak ofendim.
Jurgen: Deklarata hedh poshtë punën tonë si balerinë profesionistë për koreografinë e asaj nate.
Dalina: Jo nuk kërkoj falje. Po vazhdonte këmbëngulja nga ana juaj.
Jurgen: Të kalosh në ofendime nuk është e lejuar. Nuk mund të bësh krahasime. Nëse do të vazhdosh të ofendosh njerëz, vazhdo.
Dalina: Nuk më pëlqeu dhe pikë, ishte opinion im.
Jurgen: Edhe nëse nuk kërkon falje, unë e shpreha opinionin tim.
Dalina: Edhe ne u ndjemë të ofenduar, mbrojtja e tyre zgjati pak më shumë.
Jurgen: Nëse nuk do ta pranosh që jemi ofenduar, ajo është tjetër gjë. Unë dhashë opinionin tim, do donim një falje publike. Duhet të jemi më të përgjegjshëm.
Dalina: Unë do ta them këtu, që nuk më pëlqen, është mendimi im, pastaj merre si të duash.
Megi: Jurgeni ka të drejtën e vet, komenti i Dalinës ka qenë shqetësim për balerinët. E dija që falja publike nuk do të ndodhte.