Bota Botë e Çuditshme

Një nga ekosistemet më të kërcënuara në botë!

Një fotografi e një vajze të re me një fustan të gjelbër në sfondin e një deti të mbushur me mbeturina është fituesja e çmimeve Mangrove Photography 2024. E shkrepur nga fotografi indian, Supratim Bhattacharjee, ajo tregon pasojat e një cikloni në Sundarbans, një pyll i madh që shtrihet në deltën e lumenjve Gange, Brahmaputra në Gjirin e Bengalit.

Moti ekstrem po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë në rajon, duke çuar në shkatërrimin e shtëpive dhe bizneseve, si dhe zhvendosjen masive të njerëzve. Nivelet e detit ngrihen dhe stuhitë shpërthejnë argjinaturat mbrojtëse, tokat përmbyten me ujë të kripur nga deti, duke e bërë të pamundur rritjen e të korrave për vitet në vijim.

Konkursi i fotografisë synon të nxisë ndërgjegjësimin për bukurinë dhe brishtësinë e pyjeve dhe të nxjerrin në pah nevojën urgjente për mbrojtjen e tyre. Të gjetura në 123 vende, ekosistemet unike janë kyçe në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi shërbejnë gjithashtu si një pengesë natyrore kundër përmbytjeve dhe ofrojnë habitat për speciet e kërcënuara, si tigrat. Organizatorët e çmimeve besojnë se shumëllojshmëria e gjerë e imazheve nga të gjitha anët e botës mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rolin ekologjik që luajnë pyjet dhe ekosistemet.

Bashkimi Evropian dha së fundmi miratimin përfundimtar për një plan të madh dhe të shumëpritur për mbrojtje më të mirë të natyrës, të ashtuquajturin Plani i Rimëkëmbjes së Natyrës, i cili për muaj të tërë u përball me kundërshtimin e disa shteteve anëtare dhe protesta të mëdha nga fermerët.

Ligji, i cili synon të rivendosë ekosistemet, speciet dhe habitatet në BE, u miratua më në fund në një takim të ministrave të mjedisit në Luksemburg pasi mblodhi mbështetjen e nevojshme nga një shumicë e kualifikuar që përfaqëson 15 nga 27 shtetet anëtare dhe 65% të popullsisë së BE-së.

Plani i restaurimit të natyrës është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila synon të vendosë qëllime ambicioze globale për klimën dhe biodiversitetin. Sipas planit, shtetet anëtare do të duhet të përmbushin objektivat e restaurimit për habitatet specifike dhe speciet e kafshëve për të mbuluar të paktën 20% të sipërfaqeve tokësore dhe detare në rajon deri në vitin 2030.