Celebrities Gossip Showbiz

Një nga burrat më të pasur në botë mendon se Meghan Markle është një manipuluese!

Një diskutim në Twitter rreth asaj se përse britanikët nuk e pëlqejnë Meghan Markle, ka sjellë disa komente mjaft të ashpra për Dukeshën e Sussex nga ana e Ben Goldsmith, një nga njerëzit më të pasur në botë. Një grua e re me ngjyrë publikoi një mesazh në platformën sociale, në të cilin pretendonte se njerëzit në Britani nuk e pëlqejnë Meghan Markle sepse ajo është një grua me ngjyrë.

Ai që i dha përgjigje kësaj akuze ishte milioneri Ben Goldsmith, i cili publikoi një mesazh në të cilin mbrojti popullin britanik duke thënë se sondazhet tregojnë se Anglia është një nga kombet më miqësore.

Ne jemi larg të qënit perfekt, por sondazhet tregojnë se britanikët janë ndër njerëzit më mikpritës dhe më pak racistë. Në fillim, Meghani u adhurua. Turmat u rreshtuan nëpër rrugë për dasmën e saj. Ajo sot nuk pëlqehet për faktin e thjeshtë se është manipuluese dhe kjo është zbuluar tashmë.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it i kanë mohuar vazhdimisht akuzat për ngacmime të marra me kalimin e kohës, duke i quajtur ato shpifje. Në qershor, Buckingham Palace tha se kishte rishikuar politikat e tij të burimeve njerëzore pas një raporti mbi akuzat për ngacmime nga Meghan kundër anëtarëve të stafit. Megjithatë, ata shtuan se nuk do ta publikonin kurrë hetimin. Ndërkaq, marrëdhënia e Meghan Markle me Princ Harry-n është përshkruar si “prekëse” nga miku i ngushtë i çiftit, Tyler Perry. Aktori ka folur për “Today” me Hoda & Jenna për dasmën e çiftit.