Një sondazh me 2000 persona ka treguar, se vetëm një në shtatë persona të pyetur thotë, se ka vendosur të qëndrojë në një marrëdhënie afatgjatë me partnerin, edhe pse nuk është “dashuria e jetës”. Ky është konkluzioni i një studimi të kohëve të fundit nga Siemens Festival Nights, SHBA. Nga 2000 personat e anketuar rezultoi gjithashtu, se 73% e atyre vendosën ta zëvendësonin partnerin me një tjetër, personin që ata mendonin se ishte shpirti i tyre binjak.
Si “ngushëllim”, 46% do të largoheshin nga partnerët e tyre nëse do të gjenin “dashurinë e vërtetë“, nëse u jepej mundësia. Po si do të ndjehej partneri juaj në të vërtetë ? Ekspertja Rachel DeAlto jep disa këshilla për të zbuluar synimet e vërteta.
Të kuptuarit e fantazisë për personin që “u zhduk”. Ne të gjithë ndjejmë keqardhje për marrëdhëniet e kaluara. Momente kur “do të ishte”, “duhej të ishte”, “mund të ishte”. Megjithatë, si këto situata, ne kemi krijuar një version fantazie për të kaluarën. Duke i injoruar problemet dhe duke u fokusuar përgjithësisht në momentet pozitive, jo vetëm që nuk mund të jetë një ngushëllimi më i mirë, por nuk do mundim ta kuptojmë se versioni i idealizuar i partnerit tuaj për marrëdhënien paraprake, me shumë gjasa nuk ka qenë i saktë.
Pse ndodh që ata ende flasin për ish-ët e tyre me kalimin e kohës?
Kjo është e mirë, në qoftë se është e shëndetshme. Armiqësia nuk është e nevojshme. Nësë kjo nuk është një temë e vazhdueshme e bisedës dhe nevojat tuaja janë duke u përmbushur, gjithçka është në rregull. Por, ish-ët nuk duhet të jenë pjesë e bisedave tuaja të përditshme.
Edhe pse ekspertët këshillojnë që pas ndarjes duhet të ndërpresim çdo kontakt me ish-partnerin, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës thonë të kundërtën. Në të vërtetë, një hulumtim i bërë ka treguar që seksi me ish-partnerin të çliron nga stresi i shkaktuar nga ndarja. Studimi i universitetit u realizua mbi 137 çifte të rriturish të sapodivorcuar, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e vizitës së tyre.