Health & Beauty

Një në 200 përdorues kanabisi përjeton psikozë pas konsumimit!

Kanabisi mund të ketë një efekt anësor të rëndësishëm në tru, sipas një studimi britanik. Sipas studiuesve një në 200 njerëz mund të përjetojë një episod psikoze pas përdorimit të produkteve të kanabisit. Mbi 160 studime dhe më shumë se 200 000 njerëz u analizuan nga autorët për të arritur në këtë përfundim. Deri më tani asnjë kërkim nuk ishte përpjekur të bashkonte të dhënat heterogjene të shumë studimeve që trajtuan këtë temë dhe të cilët deri më tani kanë treguar shkallë të psikozës që variojnë nga 1 deri në 70% te përdoruesit e produkteve të kanabisit.

Analiza e re, në një numër shumë të madh që krahason gjithashtu njerëz dhe kontekste të ndryshme përdorimi, tregon një rrezik të episodeve të psikozës me paranojë dhe halucinacione prej rreth 0.5% për këdo që përdor kanabis në çdo kapacitet, madje edhe si përdorim i kontrolluar në studimet klinike eksperimentale. Një në çdo 200 persona që kanë përdorur kanabis vuan psikozë, pavarësisht nga forma e produktit dhe mënyra e përdorimit.

Ndërkaq, adoeshentët që e pinë kanabisin kanë 11 herë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor sesa ata që nuk e pinë, kjo sipas një studimi të botuar në revistën Psychological Medicine. “Lidhja midis kanabisit dhe çrregullimeve psikotike mund të jetë më e fortë se sa sugjeron hulumtimi i mëparshëm, i cili bazohej kryesisht në të dhëna më të vjetra kur kanabisi ishte më pak efektiv se sa është sot”-thanë studiuesit, duke paralajmëruar se adoleshentët janë veçanërisht të prekshëm ndaj efekteve të kanabisit.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e mëparshme mjekësore nga Universiteti i Torontos, Qendra për Varësinë dhe Shëndetin Mendor dhe ICES. Bëhet fjalë për të dhëna për 11 mijë adoleshentë nga Ontario, ku janë marrë në konsideratë edhe të dhënat për shtrimet e tyre, thirrjet e urgjencës dhe informacionet për vizitat ambulatore të mjekëve. Ata thonë se hulumtimi i tyre është i pari që sugjeron një lidhje midis përdorimit të kanabisit tek adoleshentët dhe diagnozave të mëvonshme të çrregullimeve psikotike.