Met Gala ka shpallur së fundmi çmimin e biletave dhe njerëzit filluan të spekulojnë arsyen e rritjes së çmimit, madje duke thënë se personat që marrin pjesë në këtë event po dhurojnë tashmë për Muzeun Metropolitan të Artit. Biletat për eventin e vitit të kaluar ishin 30,000 dollarë, tani ata e kanë rritur biletën e çdo personi në 50,000 dollarë sipas burimeve që folën për Page Six. Një burim i brendshëm u shpreh:
Këta njerëz tashmë po dhurojnë aq shumë, të kërkosh më pas atë vlerë është shumë.
Ndërsa një tjetër thotë se biletat janë të lakmuara:
Për çdo person që vendos të mos shkojë, 20 veta do të rreshtohen pas tyre dhe do të luten për të qenë pjesë e eventit.
Megjithatë, burimet thonë se Anna Wintour, organizatorja e eventit është shumë selektive se kë fton në gala dhe nëse disa mund të paguajnë shumën, nuk do të ftoheshin. “A do t’i dojë më Anna ata njerëz? Ndoshta jo.” thotë burimi.
https://twitter.com/MetroUK/status/1647615873123844101?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1647615873123844101%7Ctwgr%5Ee2716bd72e2b69c9903ae48ca01a3eb57aa67467%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Flifestyle%2Fcelebrities%2F2023%2F04%2F17%2F643ccc1f268e3e637d8b45a7.html
Disa pretendojnë se arsyeja e tyre për të mos shkuar në mbrëmjen gala është sepse ata nuk duan të merren me temën e këtij viti: “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”. Lagerfeld ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit krijues të Balmain, Patou, Chloé dhe Fendi – por të gjithë e dinin ai u kujdes për një pjesë të madhe të gjigandit të modës Chanel. Burimi shtoi se:
Temat e Chanel janë kaq ikonike. Brande-t e tjera kanë identitetin e tyre. Çfarë do të bëjnë?
Lagerfeld ishte një person shumë i veçantë, i cili e kishte gjithmonë të menduar pamjen e tij personale, me flokët e tij të bardhë në bisht, syze dielli, një xhaketë kostumi dhe doreza pa gishta. Disa nga të pranishmit besojnë se nëse refuzoni një ftesë për eventin e rëndësishëm, ftesa juaj e ardhshme nuk do të jetë më e garantuar, siç thotë burimi i brendshëm.
Nëse ju mungon njëherë, mund të mos ftoheni më.
Bashkëkryetarët zyrtarë të këtij viti do të jenë Penélope Cruz, Dua Lipa, Michaela Coel dhe Roger Federer.