Celebrities Film & Tv Magazine

Një ndër aktoret më të vogla të filmit “Legjenda e Bastunit”, Emel Braçja ndër talentet më premtues!

Mbrëmjen e 16 Maj u mbajt premiera e “Legjenda e Bastunit”, një film dramatik me një mesazh dhe domethënie shumë të rëndësishme, me regji të Xhosli Rama dhe me distribucion nga Top Channel Films. Kinema Cineplexx në TEG u mbush me dashamirës dhe me persona mjaft të njohur të botës së medias në Shqipëri.

Një ndër aktoret më të vogla të filmit “Legjenda e Bastunit”, Emel Braçja ndër talentet më premtues. Për rolin e saj, ajo u shpreh:

Në film kam qenë Sara e vogël. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Jam shumë falenderuese që kam marrë pjesë në këtë eksperiencë.

A ishte ky filmi i saj i parë?

Unë kam nisur në fillim të bëj reklama dhe më përzgjodhën për film dhe është filmi i parë që kam bërë.