Botë e Çuditshme Travel

Një natë në këtë hotel kushton 100 000 dollarë…

Lista e resorteve në Dubai përfshin hotele ekstravagante apo vila ekskluzive ku për një natë turistëve do u duhet të paguajnë deri në 100 000 euro. Villa Royal Malakiya me hapësira të gjera, duke përfshirë një dhomë ngrënie dhe zona të shumta pritjeje, me një oborr dhe me një pishinë private, është në listën e preferuar të turistëve për të qëndruar gjatë pushimeve, edhe pse nata fillon nga 3800 dollarë.

Nga 8860 dollarë për natë fillojnë çmimet në “The Grand Atlantis Suite”. Çmimi i dhomës përfshin transfertat e kthimit në aeroport, aksesin e përditshëm në Parkun Ujor Aquaventure dhe The Lost Chambers, si dhe aksesin në plazhin privat. Duke filluar nga 13 600 dollarë për natë në Suite Marina Royal, paguajnë turistët që duan të admirojnë një nga pamjet më të lakmuara në Dubai: Burj Khalifa. Nga 32 700 dollarë për natë nisin çmimet në Suitën presidenciale në Jumeirah Burj Al Arab.

Hoteli me suita është gjithashtu shtëpia e tavanit më të madh në botë Swarovski, me 21 000 kristale. Nga 100 000 dollarë për natë “The Royal Mansion” në Atlantis, qëndron në krye të klasifikimit. Dupleksi i shtrirë në 1100 metra katrorë, ka pritur personazhe të njohura, duke përfshirë Beyoncé dhe Jay Z.

Me një hyrje dhe ashensor të dedikuar, suita është projektuar për të siguruar privatësi. Mysafirët mund të organizojnë darka për miqtë e tyre nga kuzhinierët e 17 restoranteve të resortit, të cilët janë të disponueshëm për të gatuar në kuzhinën private të suitës. Ka një tavolinë ping-pongu të bërë nga Louis Vuitton dhe lojëra tavoline të bëra nga marka luksoze e kristaleve Baccarat.