Në Romë po ndërtohet një muze nëntokësor 8- katësh, në linjën C të metrosë së saj moderne, një projekt ambicioz, që synon të ndihmojë në lehtësimin e trafikut të kryeqytetit italian dhe të festojë historinë e tij të pasur arkeologjike, me një muze të nëndheshëm.
Linja 700 milionë euro, fillimisht u parashikua për Jubileun Katolik të vitit 2000, si një lidhje jetike midis Katedrales San Giovanni të Romës dhe Bazilikës së Shën Pjetrit të qytetit të Vatikanit. Bazilikat kryesore të Romës, hapin dyert e tyre të shenjta, vetëm gjatë viteve jubilare, duke lejuar katolikët nga e gjithë bota, të bëjnë pelegrinazhe në qytet për të ecur në to, duke simbolizuar një hapje për të marrë mëshirë dhe pajtim.
Por, ëndrra e vitit 2000 nuk ndodhi kurrë, falë një sërë problemesh, që variojnë nga një skandal korrupsioni në qeverisjen e qytetit, numri i madh i objekteve arkeologjike – gjithsej 40,000, si objekte qeramike dhe vazo, deri te muret dhe mozaikët e kazermave ushtarake 2000-vjeçare, të kohës së perandorit Hadrian – të gjetura gjatë gërmimeve.
Tani shpresohet, që në stacionin e Piazza Venezia, me një muze nëntokësor tetëkatësh, gati për 10 vjet, sipas inxhinierit Andrea Sciotti, i cili është përgjegjës për kompleksin muzeor të metrosë. Kjo do t’i lejojë, të hapen rreth vitit të jubileut 2033, i cili do të shënojë 2000 vjet nga vdekja e Jezu Krishtit.
Gjatë fazave fillestare të punës së kryer, në pesë vitet e fundit, Sciotti tha se të gjitha artefaktet u hoqën nga vendi, për restaurim. Secili, do të vendoset pikërisht aty ku u gjet, brenda muzeut të metrosë, i cili po gërmohet rreth 85 metra thellësi, duke përfshirë tetë kate poshtë qytetit modern të Romës.
Gjatë mijëvjeçarëve, qyteti modern është ndërtuar mbi rrënojat e mbuluara. Vetëm rreth 10% e Romës së lashtë është gërmuar, pjesa tjetër ështe ende e ‘varrosur’ nëntë metra nën qytetin aktual, sipas byrosë turistike të Romës. Qyteti, daton në epokën e gurit, dhe puna e ndërtimit pengohet dukshëm nga zbulimi i rrënojave, që janë shumë të shumta për t’u gërmuar dhe shpesh nuk nxirren, për t’i ruajtur ato.
Edhe punët e thjeshta të infrastrukturës, si riparimet e ujërave të zeza, duhet të ndiqen nga arkeologë, që kanë fuqinë të ndalojnë punën, nëse gjendet diçka. Muzeu nëntokësor, do të ketë 27 shkallë lëvizëse, gjashtë ashensorë dhe 66,000 metra katrorë hapësirë ekspozimi arkeologjike.