Bota Botë e Çuditshme

Një monolit shfaqet në veri të Kolorados!

Një monolit u shfaq së fundmi në veri të Kolorados, struktura e dytë e tillë që u gjet këtë muaj. Struktura metalike rreth 8 metra e lartë u pa në një fushë Bellvue dhe u bë virale pasi fotot e saj u shpërndanë në rrjete sociale. Lori Graves, e cila zotëron tokën në të cilën u zbulua monoliti, tha se shumë njerëz kanë pyetur për strukturën misterioze në biznesin e saj aty pranë, Cafe Howling Cow.

Por, Graves tha se ajo nuk e di se nga erdhi monoliti. “Kam ide, por nuk dua ta prish misterin rreth saj”-tha ajo. Bëhet e ditur se zbulimi vjen më pak se tre javë pasi një monolit i ngjashëm u gjet në shkretëtirën në veri të Las Vegas.

Monoliti i Nevadës u hoq nga policia për shkak të shqetësimeve për rreziqet nga turmat që përpiqeshin të kapnin një paraqitje të shkurtër të tij. Ndërkaq, këto struktura janë më të fundit që shfaqen në mënyrë misterioze që nga viti 2020. Strukturat u gjetën në vende duke përfshirë Utah, Kaliforni, Las Vegas, Teksas, Florida, Wisconsin, Rumani dhe Isle of Wight të Anglisë.