Së fundmi në një intervistë rreth inteligjencës artificiale miliarderi i teknologjisë Bill Gates tregoi këshillat më të mira që ka marrë ndonjëherë në jetën e tij. 67-vjeçari listoi një sërë këshillash që i ka dhënë miku i tij i vjetër, miliarderi Warren Buffett.
Warren Buffett thotë se në fund, ajo që ka rëndësi është sesi miqtë tuaj mendojnë vërtetë për ju dhe sesa të forta janë ato miqësi.
Gates dhe Buffett kanë qenë miq për më shumë se tre dekada. Ata bashkëthemeluan ‘The Giving Pledge’, që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për qëllime bamirësie. Gates ka folur edhe më parë për mësimet që ka marrë nga 92-vjeçari, nga investimi deri te menaxhimi i kohës. Në krye të listës, ai vendos këshillat që Buffett i ka dhënë për miqësinë.
Gates thotë se:
Kam mësuar shumë gjëra nga Warren gjatë 25 viteve të fundit, por ndoshta gjëja më e rëndësishme është se çfarë është miqësia. Edhe pse ai ka një orar të ngjeshur, Warren ende gjen kohë për të mbajtur gjallë miqësitë, si pak njerëz të tjerë që njoh. Ai telefonon për të përshëndetur. Më dërgon rregullisht artikuj që i lexon dhe mendon se do të më duken interesante.
Buffett shpesh flet për rëndësinë e zgjedhjes së miqve të mirë dhe të qenit një mik i mirë vetë. Ai shprehet se:
Kjo do të thotë të rrethosh veten me njerëz që janë më të mirë se vetja, në mënyrë që të mund të mësosh prej tyre dhe të frymëzohesh prej tyre. Do të lëvizni në drejtimin e njerëzve me të cilët shoqëroheni.