Celebrities Gossip Showbiz

Një miliardere modeste si Kylie Jenner, sipërmarrësja thotë se ua përgatit vet mëngjesin fëmijëve të saj!

Së fundmi Kylie Jenner në xhirimet e serialit të familjes së saj “The Kardashians” zbuloi se cilën motër telefonon kur ndihet keq dhe cili është rituali i saj i mëngjesit. Miliarderja 26-vjeçare tregoi se motra e saj më e madhe Khloe gjithmonë e gëzon atë. Ndërkaq, pavarësisht se është miliardere Kylie ka tregon se preferon t’ua gatuajë vet mëngjesin fëmijëve të saj. Ylli televiziv ka vajzën Stormi gjashtë vjeçe dhe djalin Aire, dy vjeç, me ish partnerin e saj, reperin e njohur Travis Scott.

Ndërkaq, themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” mendon se mamaja e saj Kris Jenner është anëtarja ‘më qesharake’ e familjes së saj. Në fillim të këtij viti Kylie përdori rrjetet sociale për t’u dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të rutinës së saj të mëngjesit për vogëlushët e saj.

Duke publikuar një video në TikTok, influencuesja tregoi se si zgjon Stormin dhe Airen dhe i përgatit ata për ditën me mëngjes të bërë vetë pa ndihmën e dadove. Ajo shfaqi rehatinë e saj në kuzhinë ndërsa organizoi një kuti dreke të adhurueshme ngjyrë rozë për Stormin, me kastraveca në formë ylli. Në kuti kishte edhe feta sallami, shalqi, karrota dhe mini biskota.

Kylie më vonë përgatiti një pjatë mëngjes për djalin e saj Aire, e cila përfshinte petulla, fruta dhe proteina. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” u bë e famshme së bashku me vëllaun dhe motrat e saj në hit serialin e tyre “Keeping Up with the Kardashians” në fillim të viteve 2000. Shfaqja pa skenar u shfaq për 20 sezone nga viti 2007-2021.

Fansat e miliarderes dhe Timothée Chalamet kanë shprehur së fundmi shqetësimin se dyshja janë ndarë. Ylli i “The Dune: Part Two” dhe 26-vjeçarja nuk janë parë së bashku në publik që nga janari, duke bërë që disa nga ndjekësit e tyre të besojnë se i kanë dhënë fund lidhjes. Çifti u komentua shumë kur u shfaqën në ceremoninë e 81-të të “Golden Globe Awards” në hotelin Beverly Hilton në fillim të janarit, megjithatë ata nuk janë parë më së bashku që atëherë.